Të enjten Kukësi nderon Demir Reshitin

Opoja.net Opoja.net Shpallje & Njoftime

“Krijuesi Demir Reshiti (Opojë) dhe lidhjet e tij me Kukësin”, titullohet aktiviteti letraro-artistik që tëenjten më 12 shtator 2019 do ta organizojë Qendra Kulturore e Bashkisë Kukës në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Kukës.
Organizatorët e bëjnë këtë aktivitet në shenjë respekti e mirënjohje për shkrimtarin dhe publicistin nga Opoja e komunës së Sharrit, Demir Reshitin, i cili ka lidhje tëveçanta shpirtërore me qytetin e Kukësit me rrethinë. Qyteti i Kukësit zë vend të rëndësishëm në krijimtarinëletrare e publicistike të Demir Reshitit i cili për njëkohë edhe ka punuar në Radio Kukës.

Për krijimtarinë letrare dhe lidhjen shpirtërore tëDemirit me Kukësin, do të flasin shkrimtari i mirënjohur kuksian Petrit Palushi, pedagogia universitare Helena Halilaj, drejtori i radio Kukësit, Jonuz Hallaçi, kryetari i Këshillit të Qarkut, AbdullahDomi si dhe intelektualë e miq të shkrimtarit. Do tëlexohen gjithashtu pjesë të zgjedhura nga krijimtaria letrare e Demir Reshitit.

Aktiviteti do të mbahet në Këndin amerikan tëPallatit të Kulturës Hasan Prishtina” në Kukës me fillim në orën 12.00.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-