KEDS ka njoftuar se të dielën me 11 shkurt dhe të hënën me 12 shkurt do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të Opojës dhe Gorës.
Sipas njoftimit të KEDS, përcjell Opoja Sot, ndërprerja është e domosdoshme për shkak të punimeve për sigurinë e sistemit, dhe energjizimit të trafostacionit të ri.
Më poshtë gjeni njoftimin për fshatrat që do të pësojnë nga këto reduktime
Më 11.02.2017 në TS 35/10 kV Sharri (Dragash) do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Bresana (Kodi: 32000013) prej orës 13:00 deri në ora 15:30.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Blaq, Brodosanë, Buzez, Kuk, Kuklibeg, Zaplluxhe.
Afariste: N.P.T “Mulliri” Buzez, N.T.P. Qumshtorja Sharri Kuk dhe Restoran Opoja.
Arsyeja e ndërprerjes: Energjizimi i trafostacionit të ri.
Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit
Më 12.02.2017 në TS 35/10 kV Sharri (Dragash) do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Rapqa (Kodi: 30036009) prej orës 10:30 deri në ora 15:30.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Rapqa e ulet, Rapqa e epërme, Fabrika Meka, Brezne, Krsteci ult, Krsteci nalt, Rrenci, Ferma TS- Berham Jonuzi,TS- Qendra Petroll, Buqe, Pllavë, TS-Ujsjellsi Brezne.
Arsyeja e ndërprerjes: Revizion i LP 10 kV Rapqa – Zëvendësimi i shtyllave të dëmtuara.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.