Sa fshehtësi e çuditshme që është besimi. Lënia e një feje për të hyrë në Islam, nuk ka ndonjë shpjegim material. Kjo pothuajse është si një tërheqje nga një fushë magnetike hyjnore. Pothuajse si një dritë e dalë befasisht dhe që e mbush zemrën tuaj, ndërkohë që po përpëliteni në errësirat e ndryshme të kësaj bote. Atë që Allahu Teala dëshiron ta udhëzojë, ia hap zemrën ndaj Islamit. Besimi është një hapje e zemrës apo ndoshta është emri i afrimit me pozitivitet ndaj çdo gjëje dhe i dashurisë e i konfidencës së madhe ndaj Allahut të Madhëruar. Pra, t’i afrohesh çdo gjëje me pozitivitet. Të mendosh pozitivisht, jo vetëm kundrejt njerëzve, por edhe ndaj kafshëve, bimëve dhe madje, edhe ndaj gjërave që nuk kanë shpirt. A është e sigurt qind për qind se një qen që na kalon pranë do të na sulmojë? A do të na pickojë patjetër një gjarpër që na kalon pranë? Jo, ky nuk është besimi. Iman është prezenca e besimit brenda nesh se edhe gjarpri që na kalon pranë, nuk është e sigurt qind për qind se do na pickojë. Sepse të gjitha krijesat janë të Allahut Teala dhe Iman, para së gjithash, është besimi ndaj Zotit. Mbi të gjitha, Iman do të thotë që t’i shikosh me besim të gjitha krijesat e Allahut, ta shohësh me besim të ardhmen e myslimanëve dhe së fundi, ta shohësh me besim të ardhmen e Islamit.
Siç e ndriçon besimi botën tonë të brendshme si një dritë, edhe mosbesimi mund t’u vijë njerëzve në mënyra të ndryshme dhe të ndikojë në botën e brendshme të tyre. Besimi nuk troket në derë kur do të hyjë në një zemër. Po ashtu edhe mosbesimi. Mosbesimi nganjëherë mund të hyjë dhe të depërtojë në zemrën dhe botën e njerëzve me heshtje dhe dredhi. Ne jemi ballë për ballë me një epidemi “besimi ndaj mosbesimit”. Nuk ka ngelur asnjë njeri që mund t’i besohet. Edhe përpjekja jonë për t’u bërë njerëz të besueshëm, sikur nuk ka ndonjë vlerë te njerëzit.
Sa më shumë t’i besojmë të ardhmes së Islamit, përpara na dalin horizonte, mirësi dhe begati të tjera, madje, do vazhdojnë të dalin. Allahu gjithmonë e ka mbajtur premtimin e Tij, edhe këtej e tutje do ta mbajë. E ardhmja e Islamit është premtim i Allahut Teala.
A ka “interes” nën çdo përpjekje fetare? A nuk e kanë ndihmuar fare strukturën sociale institucionet që japin mësime fetare? Vetëm të provuarit nga pedagogjia dhe njerëzit e çekuilibruar shpirtërisht punojnë në këto institucione? A nuk duhet të përpiqemi për ta shtuar cilësinë tonë njerëzore, në vend që ta nënvizojmë vazhdimisht këtë pakësim? Sigurisht, nëse bëhet fjalë për një pakësim të tillë. A nuk na e obligon besimi ynë këtë? A nuk janë rrëshqitje të bazës në botën tonë të brendshme të gjitha këto? A nuk është prej shenjave të para të një erozioni besimi, të besosh se institucionet fetare nuk punojnë për fenë, edhe pse kanë shumë mangësi, të mos besosh se këto mangësi do të rregullohen dhe se një ditë do të jepen shërbime fetare edhe më cilësore? Nëse i kemi humbur fushat që i përkasin atmosferës sonë, si medresetë dhe kurset e Kuranit, kjo së pari është humbje në botën tonë të brendshme. Nëse ndjejmë një “emocion besimi” në botën tonë të brendshme për çështjen e kompensimit të “humbjes së cilësisë” së kë- tyre institucioneve, në të vërtetë nuk kemi humbur. Për këtë arsye, duhet ta rishikojmë edhe një herë besimin tonë. Nëse jeta e besimtarëve deri më tani ka qenë në përputhje me Islamin, askujt nuk i jep garancinë se nuk do përjetojë erozion në besim. Të gjithë ne duhet të mbartim shqetësimin për frymën e fundit. Vazhdimisht duhet ta rishikojmë dhe ta hetojmë veten tonë nëse ka apo jo ndonjë erozion në bazat e botës së besimit tonë.
I Dërguari i Allahut (a.s.), këshillonte vazhdimisht një projeksion jete të bazuar në besim, jo një jetë me referencë mosbesimin. Në një hadith të tij, thotë: “O gra myslimane! Asnjë fqinje të mos e nënçmojë, qoftë edhe një këmbë deleje që mund t’ia japë fqinjës tjetër.”1 Ky hadith nuk mbart vetëm kuptimin për të mos neglizhuar mirësinë ndaj fqinjit, por mbart edhe kuptimin për të mos e paragjykuar fqinjen që të sjellë qoftë edhe një tas me supë në mënyrën: “Sigurisht se këtë e ka sjellë për ndonjë interes material.” Përsëri, i Dërguari i Allahut (a.s.), në një hadith të tij, ka thënë: “Mos e nënvlerëso asnjë mirësi, edhe nëse kjo është pritja me buzëqeshje që mund t’i bësh vëllait tënd.”2 Ky hadith fisnik nuk mbart vetëm kuptimin e zhvillimit të lidhjeve ndërmjet nesh duke u buzëqeshur vëllezërve tanë, por do të thotë që të mos kërkosh menjëherë ndonjë pretekst material, nëse një mysliman të buzëqesh. I Dërguari i Allahut (a.s.), pas çlirimit të Mekës dhe pas mbarimit të luftës së Hunejnit, u dha mundësi materiale shumë njerëzve dhe nuk tha se ata nuk ishin të sinqertë. Ai ua dha ato mundësi me mendimin se me kalimin e kohës mund të dalin myslimanë të sinqertë prej tyre. Njerëzit në fillim mund t’i bëjnë disa shërbime fetare për para dhe interesa, por kush mund të pohojë se ato gjëra që tani i bëjnë për shtirje, më vonë nuk do t’i bëjnë duke besuar me të vërtetë? Pa i besuar vetes dhe institucioneve tona, nuk mund të formohet “një shoqëri e besueshme”. Sa e vështirë qenka o Zot e fshehta: “Vela temutunne il-la ve entum muslimun / Vdisni vetëm duke qenë myslimanë!”3 Kjo e fshehtë po na del para në çdo vend. Edhe nga aspekti i vetes sonë, edhe nga aspekti i familjarëve dhe fëmijëve tanë. Prandaj duhet t’i besojmë të ardhmes së Islamit. Duhet të besojmë se do të shtohen njerëzit që e zbatojnë Islamin me cilësi. Për ta arritur këtë, së pari duhet t’u besojmë institucioneve tona. Duhet të besojmë së këto mangësi do të rregullohen patjetër dhe do t’i afrohemi përsosmërisë pas një përpjekje të vështirë. Sa më shumë t’i besojmë të ardhmes së Islamit, përpara na dalin horizonte, mirësi dhe begati të tjera, madje, do vazhdojnë të dalin. Allahu gjithmonë e ka mbajtur premtimin e Tij, edhe këtej e tutje do ta mbajë. E ardhmja e Islamit është premtim i Allahut Teala. Qesh mirë ai që qesh i fundit. Prandaj, e ardhmja do të jetë e besimtarëve dhe e të devotshmëve. Ve’lakibetu li’l-muttekin. Allahu na e dhëntë të gjithëve këtë besim! Amin! Shënimet: 1) Buhari, Hibe 1, Edeb 30; Muslim, Zekat 90. 2) Muslim, Birr 144. 3) Al’ Imran, 102.
© Opoja.net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.