Patjetër, pse jo? Stack Overflow i ka bashkuar forcat me shitësin me pakicë të teknologjisë “Drop”, për ta sjellë në jetë këtë tastierë të re e të bukur që quhet “The Key” (çelësi).
Është e programuar që t’i kryej vetëm dy gjëra: kopjim dhe ngjitje (copy dhe paste).
Produkti nisi si një tallje për ditën e gënjeshtrave në prill – ku përdoruesve të Stack Overflow iu shfaqën paralajmërime që pretendonin se ata kanë në dispozicion një numër të limituar të mundësive për të bërë copy/paste dhe për të vazhduar tutje do t’u duhej ta blinin tastierën e re të tyre që thirrej “The Key” (çelësi).
Siç citon një shkrim i Stack Overflow, përdoruesit u dëshpëruan kur kuptuan se “The Key” nuk ishte me të vërtetë një produkt që mund ta blinin.
Epo, tani ata mund ta blejnë. Mund të kryeni paraporosinë në ueb-faqen e “Drop’ për vetëm 29 dollarë amerikan.
Siç mund ta shihini, aty janë vetëm tri taste. E kemi shkronjën C, dhe e kemi shkronjën V. Nuk dihet se për çfarë është tasti i tretë dhe se çfarë supozohet të kryejë. Por kjo s’ka problem, natyrisht, pasi tastet e treta janë zakonisht të programueshme – mund t’i udhëzoni të kryejnë çfarëdo funksioni që doni./ATVLIVE/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.