Një kioskë e një pike kontrolli të Policisë së Kosovës te ‘Tre rrokaqiejt’ në veri të Mitrovicës, është djegur në orët e para të ditës së sotme, raporton Gazeta Sinjali.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, i cili tha se nuk ka të lënduar.
“Rreth orës 03:00 në mëngjes sot, dikush ka hedh një me siguri mjet piroteknik të kombinume me lëndë djegëse dhe është djegë pika, dmth kioska, ku ka nejtë Policia gjatë ditëve të punës. Është dëmtu ajo, mirëpo nuk ka të lëndum sepse nuk ka pasur policë aty. Ende nuk ka persona të dyshuar, por janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit”, tha Elshani.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.