Një person është arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në sheshin “Shatërvan”, shkruan PrizrenPress.
“Është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti, nuk ka respektuar urdhrat dhe ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës”, njofton Policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Opoja.net/
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.