Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka bërë të ditur se sot Këshilli i Sigurisë Kombëtare ka dhënë vlerësim për sulmet e fundit kibernetike.
Ai tha se është i nevojshëm bashkëpunimi institucional dhe kapacitete të zgjeruara parandaluese të sistemeve.
Tutje, ai u shpreh se mbështetja e ShBA-ve në lidhje me këtë çështje është thelbësore.
“Këshilli i Sigurisë Kombëtare vlerësoi sot sulmet e fundit kibernetike ndaj infrastrukturës kritike. Nevoja për bashkëpunim institucional dhe kapacitete të zgjeruara parandaluese të sistemeve tona, në aleancë me NATO-n dhe BE-në. Mbështetja e ShBA-së është thelbësore në identifikimin e tipologjisë dhe reagimit të agresionit kibernetik”, ka shkruar ai në Twitter.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.