Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka njoftuar të gjithë fermerët se është hapur thirrja për aplikim për gjashtëmujorin e parë të programit të pagesave direkte 2023.
Peci njofton se afati i aplikimit fillon nga data 10.07.2023 dhe mbaron me datë 18.08.2023 ora 16:00, transmeton Telegrafi.
“Të dashur fermerë, në vegëzen e mëposhtme e gjeni Thirrjen për Aplikim në të cilën do të njoftoheni në detaje rreth kritereve që duhet të plotësojnë fermerët/aplikuesit, dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, si dhe detaje tjera. Afati i aplikimit fillon nga data 10.07.2023 dhe mbaron me datë 18.08.2023 ora 16:00”, ka njoftuar ai.
Detaje rreth aplikimit mund të gjeni duke klikuar KËTU.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.