Statusi i vetëvrasjes në Islam

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Pyetja:

Kam lexuar dhe dëgjuar ligjërata të ndryshme mbi vetëvrasësit, mirëpo kam hasur në interpretime të ndryshme. Konkretisht, në vendin tim një ditë u varr një djalosh 24 vjeçar, kështu që për përgatitjen e xhenazes së tij lindën mendime të ndryshme, disa e falën xhenazen, e disa jo, etj. Më intereson të di se cili është qëndrimi fikhor në lidhje me këtë, gjegjësisht a ekziston ndonjë fetva apo hadith që ndërlidhet më këtë çështje? A ka shpresë për këta njerëz?

Përgjigjja:

Vetëvrasja llogaritet mëkat i madh përderisa personi e bënë atë duke qenë në dijeni të plotë se ç’është duke bërë (imputabil), mirëpo, përsëri, akti i tillë nuk e nxjerr nga feja vetëvrasësin. Andaj, personit në fjalë i falet xhenazja dhe ndaj tij vlejnë të gjitha dispozitat e Sheriatit, siç vlejnë edhe ndaj muslimanëve të tjerë të vdekur. Dhe për personat e këtillë ka shpresë dhe se Allahu me Mëshirën e Tij mund t’ua falë mëkatet, edhe pse thuhet në hadithe se të këtillët do të dënohen në Xhehennem varësisht nga mënyra e aktit të vetëvrasjes. Por, nëse personat e këtillë vdesin me imanin në zemër, Allahu i Madhërishëm ka mundësi, nëse dëshiron, t’ua falë atë dhe mëkatet e tjera, porse mund edhe t’i dënojë në Xhehennem për një kohë të caktuar. Allahu është Gjykatësi i drejtë dhe Krijuesi i plotmëshirshëm.

______________
Dr. Enes Ljevakoviq
Fetve-i emini i Akademisë për fetva në kuadër të Rijasetit të BI të Bosnjës dhe Hercegovinës
www.rijaset.ba
Përktheu: M. A.
www.breziiri.com

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-