Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lëshuar urdhër për kontrolle në banesat e nëntë ish-zyrtarëve dhe zyrtarëve.
Nga hetimi i nisur disa muaj më parë dyshohet se këto zyrtarë janë të përfshirë në tenderin e uniformave të policisë.
Sipas SPAK-ut rezulton se më këtë tender është shkaktuar dëm ekonomik dhe shkelje e barazisë.
Zyrtarët janë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO).
Në 2020 ky tender u denoncua ngaopozita parlamentare, ku sipas të cilës u grabitën para me anë të një kompanie fiktive.
Kontrolli në banesat e tyre vjen disa ditë pas arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe për veprën mashtrim me fondet publike.
“Jo gjoba, por hetim nga SPAK-u”
Kështu do të shprehej kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga mbledhja e mbajtur më 10 korrik me kryebashkiakët.
Ndër problematikat kryesore me tenderat, për periudhën 2020-2021, ishin ato me përzgjedhjen e fituesit, fondit dhe vendosjes së kritereve të veçanta.
Këtë të fundit, Rama e ka cilësuar “si qepje me porosi të kostumit”.
Sipas tij, nuk do të ketë më gjoba, por do të jetë SPAK-u që do të merret me hetime.
“Me paketën e re ligjore, kryetarët e bashkive janë përgjegjës direkt për mirëmenaxhimin dhe keqmenaxhimin e fondeve publike, të cilat do të kontrollohen nga Agjencia e Prokurorimeve Publike”.
/Albanianpost.com