Sot vendoset për masat anti-Covid, a do të largohet ora policore?

Opoja.net Opoja.net Kosova

Kryetarët e komunave të Kosovës do të takohen sot me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, ku do t’ia paraqesin kërkesat e tyre për largimin e orës policore dhe masave të tjera që aktualisht janë në fuqi për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Në këtë takim do të diskutohet edhe plani i vaksinimit dhe gjendja e përgjithshme pandemike në Kosovë.

Takimi virtual i Vitisë me krerët e komunave të vendit do të mbahet në orën 10:00.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, OHT-ja ka bërë me dije se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, iu ka kërkuar kohë deri të mërkurën për të vendosur për lirimin e masave.

Ata kanë treguar se në takimin e kaluar me ministrin e Shëndetësisë, kanë përfshirë kërkesat e të gjitha sektorëve që përfaqëson Oda e Hotelerisë dhe Turizmit si sallat e dasmave, pishinat, estradë, dekore, dhe të gjitha sektorët tjera, e që sipas tyre takimi ka qenë në favor të tyre dhe pritet të lirohen masat që nga data 26 maj.

“Z. Vitia ka kërkuar t’i jepet kohë deri me 26.5.2021 në ora 16:30, sepse sipas tij ishte duke pritur disa rezultate të hulumtimeve që janë duke u bërë në terren, dhe kjo ishte arsyeja që akoma nuk po marrin një vendim për lirimin e masave ndaj sektorëve që akoma qëndrojnë mbyllur”, thuhet në komunikatën e tyre.

Gjatë ditës së djeshme, me pankarta në duar me anë të së cilave po kërkojnë lirimin e masave antiCovid, gastronomet e Kosovës kanë protestuar para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Ata kërkuan heqjen e kufizimit të lëvizjes, dhe lehtësim të masave, për t’iu mundësuar funksionim normal në veprimtarinë e tyre./Front Online

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-