Sot u shënua fillimi i fushatës “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në familje”, organizuar nga Mekanizmi komunal kundër dhunës në Dragash. U organizua nga Mekanizmi Komunal Kundër Dhunës në familje, shkruan Opoja.net.
Ku pjesëmarrës ishin struktura udhëheqëse të Komunës : Kryetati i Komunës, Nënkryetarët e Komunës , Komandanti i Stacionit Policor në Dragash , zyrtarë të institucionëve të ndryshem ,mesimedhënës ,nxënës si dhe qytetarë tjere të dy komunitetëve.
Vlen të përmendet se pjes e këtij marshi ishin edhe komandanti i policis me stafin policor të cilet e përcollen këtë aktivitet, e njëherit janë edhe akteri numër një në parandalimin e kësaj dukurie.
Në ditët në vazhdim do të mbahen edhe organizime tjera nga ky mekanizëm siq jan edhe ligjeratat nëpër shkollat e komunës sonë duke perfshirë edhe disa shkolla të komunitetit goran. /Opoja.net/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.