Sot mbahet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Opoja.net Opoja.net Kosova

Sot në Prishtinë do të mbahet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili është bërë më iniciativë të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i cili do të zgjasë deri nesër.

Zyra e presidentes ka bërë të ditur se ky forum organizohet në bashkëpunim me zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz dhe mbështetet nga partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë.

“Në edicionin e parë të tij, WPS, pritet të grumbullojë mbi 400 pjesëmarrës, nga vende të ndryshme të botës, në fokus të të cilit do të jetë trajtimi i çështjeve që ndërlidhen më gratë, paqen dhe sigurinë. Në këtë Forum, pritet të marrin pjesë liderë botërorë, ekspertë, akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile, të rinj dhe përfaqësues nga grupe të tjera të interesit”, thuhet në njoftim.

Tutje, aty thuhet se forumi synon të diskutojë jo vetëm sfidat në përballje me paqen dhe sigurinë globale, por edhe trajtimin dhe zgjidhjet eventuale.

“Ndryshe, WPS është Forum, i cili paraqet një nga zotimet e institucioneve të Republikës së Kosovës për Samitin për Demokraci, të organizuar nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden. Detajet për Forumin WPS, Presidentja Osmani do t`i bëj të ditura në një konferencë për media, sot në orën 13:30, në objektin e trashëgimisë kulturore- Hamami i Prishtinës”, thuhet tutje në njoftim.

/GazetaSinjali/

The post Sot mbahet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë appeared first on Sinjali.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-