Kryetari i komunës, z. Bexhet Xheladini, së bashku me stafin e tijë, priti në takim Ambasadorin e Suedisë, shkëlqesinë e tijë, z. Jonas Westerlund.
Kryetari Xheladini pasi e falënderoi për vizitën, e njoftoi atë nga afër me problemet dhe kërkesat e qytetarëve të komunës së Dragashit.
Pas takimit, kryetari Xheladini, ambasadorit i dhuroi stemën e komunës dhe e ftoi të vizitojë sistemin e filtrimit të ujit për pije si dhe stadiumin qëndrorë këtu në Dragash.
Z. Westerlund tha se ndjehet i lumtur që vizitoi komunën e Dragashit, si njëra ndër komunat me potencialin më të lartë për eko-turizëm.
Ai tha se këtu është jashtëzakonishtë bukur dhe mendoj se është pjesa më e bukur e Kosovës që kam vizituar deri më tani.
Ambasadori tha se jam i kënaqur që patëm një takim të frytshëm me kryetarin e komunës dhe do të vazhdojmë të punojmë bashkë.
Ne jemi donatori i pestë më i madh në Kosovë. Unë i kuptoj kërkesat që i ngriti kryetari i Komunës, si ajo e sigurimit të ujit për pije dhe nevoja për ta rinovuar këtë stadium të qytetit.
Kryetari i komunës e vlerësoi lartë këtë takim e njëherit e falënderoi ambasadorin për vizitën.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.