Nga e enjta për 30 ditë rresht përmes agjërimit besimtarët muslimanë do t’i përkushtohen Krijuesit e do të solidarizohen me të tjerët.
Në kuadër të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, muslimanëve përveçse iu kërkohet të rrinë pa ngrënë e pa pirë afro 18 orë në ditë, kërkohet që edhe syri i tyre të mos jetë shikues aty ku nuk ka të drejtë, goja e tyre të mos flasë atë që nuk duhet, këmba e dora e tyre të mos prekin gjërat që janë të ndaluara për muslimanët gjatë këtij muaji po edhe muajve të tjerë.
Ky muaj është njëri prej shtyllave të fesë islame i mbështetur në librin e shenjtë të muslimanëve Kuran, si dhe në thëniet e profetit Muhamed a.s.
Portali Opoja.net uron të gjithë besimtarët muslimanë që këtë muaj ta kalojnë në atë mënyrë që do ta kënaqin Zotin me agjerimin e tyre.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.