Edhe pas shumë muajve të ballafaqimit me virusin Covid-19, qytetarët në Kosovë vazhdojnë të mos respektojnë masat anti-covid. Kjo madje edhe në tendën ku bëhen testimet në QKUK.
Edhe pse të gjithë të dyshuar për Covid-19, sot në mëngjes afër 20 persona duket se nuk e kishin dertin nëse mund të infektoheshin.
Disa pa maska e të gjithë pa distancë, u panë para tendës, ku prisnin për ta bërë testin për Covid-19.

/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.