Greqia ka shkaktuar befasinë e mbrëmjes në ndeshjet e sotme kualifikuese për botërorin “Katar 2022”, shkruan Sinjali Sport.
“Helenët” i kanë marrë
një barazim Spanjës në Granada. Golit të Alvaro Moratas në minutën 33 iu përgjigj
Bakasetas nga penaltia në minutën 57.
Deri në fund të
ndeshjes Spanja pati mundësi por pa arritur të realizonte.
Në ndeshjen tjetër të
grupit Suedia mposhti 1-0 Gjeorgjinë me golin e Claesson në minutën 35.
Kujtojmë që Kosova të dielën pret Suedinë kurse të mërkurën e javës së ardhshme i shkon Spanjës. /Gazeta Sinjali Sporti/
The post Situatë e papritur te grupi i Kosovës, Greqia i merr pikë Spanjës appeared first on Sinjali.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.