Drejtori i Spitalit Rajonal të Prizrenit,, njoftoi se aktualisht i kanë 143 pacientë të hospitalizuar e të konfirmuar me COVID-19 pozitiv.
Siç deklaroi ai për Klan Kosova, 10 nga ta janë në gjendje të rënduar, dhe 42 të tjerë kanë rezultuar COVID negativ por janë në trajtim të vazhdueshëm me oskigjenoterapi.
“Duke i pasur parasysh këto, situatën në spital e bëjnë të rënduar e të ngarkuar, por me kapacitetet që kemi dhe përgjegjësinë e punonjësve shëndetësorë, vazhdojmë të ofrojmë shërbime në kohë të caktuar dhe me ambient paksa më të rënduar – por në gjendje reale në ofrimit të shërbimeve”.
“Vaksinimi është armë e fortë në luftën për mbrojtje kundër koronavirusit. Nga pacientët e hospitalizuar, 12 nga ta ishin të vaksinuar me dozën e parë, ndërsa vetëm 8 me dozën e dytë”.
“Nga të gjithë pacientët e trajtuar në reanimacion, asnjëri nga ta nuk ishte i vaksinuar. Shifrat orientuese flasin që vaksinimi ngelet një armë shumë e fortë dhe shumë e rëndësishme në mbrojtje dhe luftë kundër pandemisë”, theksoi ai për emisionin Info Magazine.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.