Në kuadër të implementimit të strategjisë për parandalimin e incidenteve në shkolla angazhimet e Drejtorisë së Arsimit në Dragash në këtë fushë vazhdojnë të jenë aktive. Drejtori i Arsimit në Dragash Vloran Cenaj ka mbajtur takim me Toger Fari Myrtezani shef i operativës në PK Dragash, Isuf Isufi përgjegjës për monitorimin e sigurisë në shkolla, kryetarin e këshillit të Prindërve në nivel komunal Shkelqim Hulaj dhe drejtorin e shml “Ruzhdi Berisha” në Dragash Shukri Nebiu. Tema e cila u trajtua në këtë takim ishte “Siguria në shkolla”, plan ky që mbulon shkollat fillore dhe të mesme me qëllim të parandalimit të incidenteve në shkolla dhe për rreth objekteve shkollore.
Policia vazhdon të kontribuoj në ofrimin e sigurisë në objekte shkollore duke bashkëvepruar në partneritet si me drejtoritë e shkollave, këshillin e prindërve, këshillat e nxënësve, si dhe këshillat komunal për siguri në bashkësi (KLSP) me qëllim të parandalimit të dukurive negative, rritjes së sigurisë brenda dhe jashtë hapësirave shkollore .
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.