Nëse keni rënë në rutinë, mos u dekurajoni. Ju ende mund të rigjeni atë që doni më shumë dhe të rizbuloni pasionin, energjinë dhe entuziazmin.
1.Reflektoni
Shkruani në një ditar për pesë minuta pa ndërprerje se çfarë ju entuziazmon. Më pas përgjigjuni dy pyetjeve: ç’ju pëlqen të bëni më shumë dhe ç’ju pëlqen të bëni më shumë në punë? A ka ndonjë mbivendosje mes këtyre dy listave. Reflektoni për disa minuta rreth gjërave që keni arritur në punë deri më tani. Lërini mendimet të rrjedhin lirisht. Mos i ndryshoni ato dhe mos e gjykoni atë që shkruani. Gjithë kjo mund t’ju ndihmojë të kuptoni se cili është shkaku i zbehjes së pasionit tuaj. Kjo mund t’ju frymëzojë të rinisni projekte që njëherë e një kohë ju sillnin gëzim.
2. Identifikoni sfidat tuaja
Bëni një bilanc të mendimeve që ju kalojnë në mendje në një orë. Jeni sarkastik apo pozitiv? A përqendroheni te problemet apo te zgjidhja e tyre? Çfarë ju bën të ndiheni optimist? Mendoni atë që mund të dëshironi ose mungesën në punë që mund t’ju ushqejë mendime negative. A jeni i mbingarkuar me përgjegjësi apo keni nevojë për përqendrim dhe mbështetje? Apo thjesht nuk ju pëlqen puna që bëni? Jini të ndershëm me veten në identifikimin në mënyrë të qartë të problemeve tuaja unike. Pasi të kuptoni sfidat tuaja ju do të vendosni që nëpërmjet veprimeve tuaja t’i kapërceni ato.
3. Përqendrohuni te gëzimi
Gjeni mënyrat që ta bëni të gëzueshëm objektivin tuaj. Ndoshta mund të mos jeni të aftë të ndryshoni çdo aspekt në rolin tuaj në punë apo në vendin e punës. Megjithatë, me siguri ka gjëra në çdo detyrë që përmbushni që ju bëjnë të ndiheni krenarë apo të kënaqur. Mendoni atë që ju bën krenarë dhe shmangni mendimet që ju bëjnë të palumtur. Nëse keni një projekt që do të donit t’i riktheheshit, merrni kohën tuaj. Ndërmerrni nismën dhe lini dyshimet që keni për veten dhe shkoni pas asaj që ju bën të lumtur.
Nëse nuk keni motivim në punën tuaj, regjistrohuni në një kurs për të mësuar aftësi të reja. Aftësitë e reja do t’ju japin më shumë vlerë në rolin tuaj aktual. Ato gjithashtu mund t’ju shtyjnë në një drejtim të ri apo të ngriheni në detyrë.
Reflektoni periodikisht për interesat dhe pasionet tuaja për të identifikuar mënyrat në të cilat mund të rriteni dhe të ndiheni të angazhuar. Kur ju të kuptoni dhe të nisni të bëni me gjërat që ju japin energji dhe gëzim, atëherë do të zbuloni që pasioni juaj është rindezur.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.