Si mund të ruajmë veten dhe familjen nga zjarri i Xhehenemit?

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Allahu thotë në Kuran:

“O ju që keni besuar! Ruajeni veten dhe familjen tuaj prej Zjarrit,…” (Surja Tahrim, ajeti 6) – O ju të cilëve Zoti ju fali besimin, përpiquni seriozisht e punoni për të plotësuar kushtet e këtij besimi, duke bërë vepra të mira. Ruani veten dhe familjen tuaj nga Zjarri, i përshkruar me cilësi të tmerrshme! Ruajtja e vetes arrihet duke e nënshtruar atë të zbatojë porositë e Zotit, me sinqeritet për Të dhe sipas udhëzimeve të Tij, dhe duke iu larguar harameve, me drojë e me madhërim për Zotin.

Veç kësaj, duhet edhe pendim për çdo vepër që zemëron Allahun dhe që bën të meritueshëm ndëshkimin e Tij. Ndërsa ruajtja e familjes dhe e fëmijëve arrihet nëpërmjet edukimit të tyre me cilësi të larta e me besim të sinqertë e të drejtë, ashtu siç dëshiron Zoti. Njeriu nuk shpëton e nuk mund të gjejë qetësi ndryshe, vetëm nëse përpiqet për të plotësuar porositë e Allahut për veten dhe për ata që ka nën përgjegjësinë e tij, si fëmijët, gratë etj. Allahu i Madhëruar e përshkroi Zjarrin me këto cilësi, që robërit të Tij të frenojnë veten nga gjërat që Ai i urren dhe i ka ndaluar.

[ Tefsiri i Sadit ]

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-