Dragash, 19 mars 2014 – Është shuar nga jeta edhe një veteran i UÇK-së, në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kosavë të Dragashit. Ridvan Kolloni (1975), ka pësuar në hyrje të fshatit Kosavë, nga goditja e një automjeti, të cilin e drejtonte një bashkëfshatar i tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës, kur ai po kthehej këmbë në shtëpi, ndërkohë që një automjet (Golf 2) që po lëvizte në drejtimin e kundërt, aksidentalisht e përplasë të ndjerin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Në vendngjarje kanë dalë policia, mjeku ligjor dhe prokurori, të cilët i kanë kryer hetimet e para, nga të cilat ka rezultuar se shpejtësia e automjetit ka qenë shkak i këtij aksidenti. Këtë ia ka thënë Radio Sharrit, njëri nga hetuesit e kësaj ngjarje, duke shtuar se rruga e mirë ka bërë që drejtuesit e automjeteve të mos iu përmbahen rregullave të trafikut. “Rruga e mirë, ka bërë që shumë drejtues automjetesh të rrisin shpejtësinë, tej normave të lejuara që përcaktohen nëpër vendbanime, apo pranë tyre”, ka thënë ky hetues. Trupi i të ndjerit është shpënë për autopsi, ndërkohë që drejtuesi i automjetit është ndaluar nga policia, për t’iu nënshtruar hetimeve detaje në lidhje me ngjarjen.
Veterani i UÇK-së, Ridvan Kolloni, ka lënë pas vetes bashkëshorten dhe tre vajza të mitura./radio sharri dragash/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.