Shtabi Emergjent dhe Qendra Operative Lokale Emergjente bëjnë apel për respektimin e masave nga IKSHPK dhe MSH

Opoja.net Opoja.net Opoja

Shtabi Emergjent dhe Qendra Operative Lokale Emergjente kërkojnë nga qytetarët që të respektojnë rregullat e rekomanduara në këtë periudhë të ballafaqimit me COVID-19 .

Duke mos dashur që të hapim panik po të rrisim vigjilencën e cila nga disa nuk po kuptohet se në çfarë situate gjendemi bazuar dhe në statistikat jo të mira ku numri i të prekurve me COVID-19 po rritet në vendet që nuk po i respektojnë masat apelojmë:

1. Respektoni rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në të kundërtën mund të vijmë në një situatë të palakmueshme për të cilën do të jetë vonë;

2. Qytetarët t’i respektojnë urgjent masat mbrojtëse të rekomanduara nga IKSHPK.

AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-