Shqiptari i parë që luajti për Zvicrën: Ironia e fatit ia la ndeshjen e parë kundër Shqipërisë

Opoja.net Opoja.net Sport

Milaim Rama ishte lojtari i parë shqiptar që ka luajtur për Zvicrën.

Në vitin 1993 do të largohej nga Kosova drejt Zvicrës si adoleshent, përcjell FrontOnline.

Babai i tij kishte disa vite që jetonte në Zvicër dhe më pas tërhoqi edhe familjen.

Deri në atë kohë, Rama kishte luajtur vetëm “futbollin e rrugës”.

Hapat do të nisnin nga divizioni i pestë në Zvicër për të mbërritur te një ftesë e Kombëtares. Si për ironi e fatit, ndeshja e parë e Milaimit si lojtar i helvetëve do të ishte ndaj Shqipërisë në Gjenevë.

“E kujtoj mirë atë ditë. Kisha emocione të jashtëzakonshme, sidomos kur këndohej himni kombëtar”, tha Rama në “Fol Shqip Show”./FrontOnline/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe:
- Reklama-
- Reklama-