Shqipëria përfundon ciklin kualifikues si lidere e grupit

Opoja.net Opoja.net Sport

Shqipëria ka luajtur baras me rezultat 0-0 ndaj Ishujve Faroe në ndeshjen e fundit të zhvilluar në këtë cikël kualifikues për Euro 2024.

Pjesa e parë u karakterizua me lojë të qetë me të dy ekipet që luanin me kujdes në fazën defanzive duke mos lejuar hapësira.

Shqipëria rastin më të mirë për gol e pati në minutën e 36-të kur goditjen precize të Nedim Bajramit e ndali me shumë mund portieri mysafir.

Mysafirët tentuan në disa raste të dalin përpara por nuk patën sukses. Ata u desh të bënin një zëvendësim të detyruar në minutën e 34-të pas lëndimit të portierit Lamhauge.

Në aksionin e fundit të pjesës së parë, Mirlind Daku humbi një rast të artë për t’i dhënë avantazhin Shqipërisë.

Pjesa e dytë ishte shumë e ‘varfër’ sa i përket rasteve të shënimit. Shqipëria rastin më të rrezikshëm e pati në minutën e 66-të kur goditja e devijuar e Jasir Asanit përfundoi shumë afër shtyllës së portierit kundërshtar.

 

Ndërkaq mysafirët rrezikuan seriozisht portën e Strakoshës në minutën e 54-të, kur goditja e Bjartalios përfundoi ngjitur shtyllës së Shqipërisë.

Sylvinho bëri disa zëvendësimë në pjesën e dytë duke i dhënë mundësinë lojtarëve që nuk kanë pasur shumë minuta në këmbët e tyre si Arbnor Muçolli.

Shqipëria e mbyll këtë cikël kualifikues si lidere e grupit me 15 pikë të grumbulluara, po aq sa ka edhe Republika Çeke në pozitën e dytë./Telegrafi/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe: , ,
- Reklama-
- Reklama-