Të mbushura me produkte të shijshme dhe të mbështjella, byrekët janë ndër format më të kënaqshme të ushqimit dhe ato vijnë në forma të ndryshme në mbarë botën, sipas një artikulli të Lottie Woodrow të botuar në “MSN Travel”.
Byreku, rrënjët e të cilit shtrihen në Perandorinë Osmane, ka ekzistuar prej shekujsh. Tepër i popullarizuar në të gjithë Ballkanin, Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore, ky byrek i shijshëm bëhet me petë dhe më pas duke e mbushur me një shumëllojshmëri produktesh të ndryshme. Në Shqipëri, ku ndodhen shumë dyqane byrekësh, zakonisht mbushet me mish viçi të grirë, djathë ose spinaq dhe vezë. Shqipëria është renditur mes 28 vendeve për byrekët më të mirë në botë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.