Shqipëria ka shënuar fitore madhështore kundër Çekisë me rezultat 3:0 në “Air Albania”.
Golat për “kuq e zinjtë” i shënuan Jasir Asani në minutën e 9-të dhe Taulant Seferi në minutat 51 dhe 73, shkruan Demokracia.com
Me këtë fitore Shqipëria praktikisht duket se është kualifikuar pasi në dy ndeshjet e radhës kundër Ishujve Faroe dhe Moldavisë i duhen vetëm 2 pikë për ta siguruar kualifikimin matematikisht.
Shqipëria pas 6 ndeshjeve ka 13 pikë, 4 më shumë se vendi i dytë Polonia.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.