Në garën për Kupën e Botës, event që po zhvillohet në Sant’Anton të Austrisë, skiatorja Laura Colturi që përfaqëson Shqipërinë, zuri vendin e parë në këtë garë klasike të skijimit, duke merituar vendin e parë dhe titullin e kampiones së Botës për të reja.
Pa dyshim, ky sukses i parë dhe i madh i sportit të skive, njëherësh është edhe një sukses i konsiderueshëm edhe për sportin shqiptar, i cili tashmë ka në gjirin e tij edhe një kampione të Botës, në një sport relativisht pak të praktikuar.
Një ditë më parë, Laura Colturi u rendit e katërta në kategorinë Down Hill, të cilën e zhvillonte për herë të parë në karrierë dhe kampione bitën për moshën deri në 18 vjeç.
Ditën e shtunë, sportistja shqiptare do të merr pjesë edhe në garën e fundit të kategorisë Giant Slalom, që është edhe sfida e tretë për këtë javë Botërore në Austri.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.