Shoqëria cilvile kërkon bashkërendin të aktiviteteve me komunën dhe ekoregjionit në mbrojten e ambientit

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Sot me datë 26.05.2014 është organizuar një tryezë e rrumbullaktë nga OJQ – Qendra për Integrim dhe Zhvillim në Dragash – CIDD, lidhur me pasqyrimin e aktiviteteve të organizuara në kuadër të projektit Ambienti ynë i pastër, shëndeti ynë i plotë. Në ketë tryezë morren pjesë përfaqësuesit e mekanizmave relevante komunale, të shoqërisë civile, të bashkësisë islame dhe të komunitetit të biznesit. 

Z. Mervan Zejnullahu nga OJQ CIDD me një prezantim të shkurtër pasqyroi të gjitha aktivitetet që janë zhvilluar nga OJQ CIDD gjatë implementimit të projektit, si:

  • Oranizimi i fushatës vetëdijësuese në qytezën e Dragashit,
  • Pastrimi i lumit të fshatit Blaç,
  • Pastrimi i rrugës Brezne – Dragash, etj,

Z. Zejnullahu deklaroi se grupi i punës në kuadër të OJQ-së CIDD ka përgatitur disa rekomandime për të vepruar në të ardhmen sa i përket mbrojtjes së mjedisit të pastër. Rekomandimet e OJQ-së CIDD gjetën mbeshtetje nga shumica e të pranishmëve.

Të gjithë u pajtuan me atë se duhet të ndermerret një fushatë sa më intensive vetëdijësimi në çdo fshat të komunës së Dragashit  dhe të promovohen vlerat që ka në jetën dhe shëndetin e njerëzëve ruajtja e një ambienti sa më të pastër dhe të shendetshëm. Ndërsa një nga rekomandimet e OJQ-së ishte edhe ajo që në ditën e 24 majit që është si ditë e pastrimit në gjithë Kosovën, të organizohen aktivitete për pastrimen të të gjitha ambienteve publike dhe aktivitetet e tilla të përkrahen edhe nga Komuna e Dragashit dhe Eko-regjioni.

Gjatë prezantimit u theksua se në shumicën e fshatrave të komunës së Dragashit ka mbeturina dhe plehra të hedhura shumë afër vendeve që frekuentohen nga fëmijët si në afërsi të Shkollave, stadioneve etj, duke paraqitur disa fotografi të këtyre hapsirave të ndotura. U kërkua nga mekanizmat përkatës kompetent për pastrimin e ambientit që të marrin masa emergjente për të pasturar këto hapsira ku seriozisht rrezikohet shendeti i njërëzve.

Gjithashtu u kërkua edhe një bashkëpunim më efikas ndërmjet Komunës, Shoqërisë Civile dhe Komunitetit lidhur me ketë çështje.

Një ndër konkluzionet e OJQ-së CIDD ishte që të hartohet the miratohet një rregullore nga kuvendi komunal e cila ekskluzivisht do të merret me mënyrën e menaxhimit të mbeturinave. Gjithashtu nga të pranishmit dhe nga organizatoret u kërkua që shënjëzimi i rrugëve të rregullohet, të bëhen emertimet e rrugëve dhe në pikat më të frekuentuara të vendosen pankarta që do të sensibilizonin komunitetin për të qenë sa më miqësor me ambientin ku jetojmë.

Në fund të gjithë mekanizmat pjesmarrës si nga institucionet dhe shoqëria civile u pajtuan që të vazhdohet me aktivitete të ngjajshme për të arritur qëllimin e përbashkët për një ambient sa më të pastër dhe të shendetshëm për banoret e komunës së Dragashit. /Opoja.Net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-