Shoqata e Prokurorëve paditë Qeverinë për ulje të pagave

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka sfiduar në gjykatë vendimin e Qeverisë Kurti për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Burimet e gazetës Nacionale brenda kësaj shoqate kanë bërë me dije se dje pas ditë kjo shoqatë ka bërë padi në Gjykatën Themelore ndaj vendimit të Qeverisë për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

I njëjti burim ka thënë se bashkë me padinë, Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka bërë edhe propozimin për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për uljen e pagave.

Kjo gjykatë pritet që brenda tri dite të marrë vendim rreth propozimit për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit.

Pas vendimin të qeverisë për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Shoqata e Prokurorëve të Kosovës kishte njoftuar opinionin publik se në koordinim me Këshillin Prokurorial të Kosovës do të ndërmerr veprime konkrete për kontestimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për uljen e pagave të prokurorëve, përmes rrugëve ligjore dhe organeve gjyqësore vendimmarrëse.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-