Shoqata e Afaristëve SHARRI – Revolucion në aktivitete!

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Dragash, 04 shtator 2014 – Shoqata e Afaristëve SHARRI në Dragash, ndonëse ka shumë pak kohë, që kur u themelua, po bën revolucion në aktivitete, duke arritur që t’i bëj bashkë bizneset e kësaj komune të varfër.
E themeluar si njëorganizatë joprofitabile, aktivitetin e ka orientuar në integrimin e të gjitha bizneseve nga komuna e Dragashit, duke zhvilluar takime javore me udhëheqësit e bizneseve. “Organizimi i takimeve ka të bëjë me aktivitetin afarist ndërmjet bizneseve, përfaqësimin e kompanive anëtare në institucionet komunale dhe ato të nivelit qendror, organizimin e takimeve me biznese dhe shoqata që veprojnë në Kosovë dhe jashtë saj, organizimin e trajnimeve dhe kurseve të nevojshme për bizneset, grumbullimin e ndihmave për familjet në nevojë, organizimin e panaireve, udhëtimet dhe vizitat nëpër forume, panaire, vizita biznesi brenda Kosovës dhe jashtë saj, si dhe ofrojmë mundësi për studentët dhe personat tjerë që janë të interesuar për praktika profesionale”, tha për Radio SHARRI-n, kryetari i shoqatës, Shpetim Kamberi, duke potencuar se ekziston energji e pashtershme për zhvillimin e këtij aktiviteti. “Këtë e dëshmojmë me përpjekjet tona që afaristëve tanë t’iu krijojmë mundësi më të mëdha bashkëpunimi me kolegët e tyre, kudo që kemi qasje. Sot nisen për Turqi 10 afaristë, për vizitë në një panair në Stamboll. Kjo vizitë u mundësua me shumë mund nga shoqata jonë, por që ia dolëm mbanë. Vizita të tilla do të ketë edhe në të ardhmen, sikurse që do të marrim pjesë edhe në takimin e bizneseve ndërkombëtare dhe Panairin ‘Prizreni 2014’, i cili organizohet nga Forumi i Biznesit të Prizrenit”, tha Kamberi, duke njoftuar se këto ditë është lansuar edhe Web-Faqja e shoqatës, ku afaristët do ta kenë mundësinë e takimeve dhe njoftimeve virtuale mes veti.
radio-sharri.info

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-