NJOFTIME • Më 28 tetor 2022, Shoqata e Afaristëve “SHARRI”, e mbështetur nga Komuna e Dragashit, organizon panairin e Produkteve Vendore Lokale EXPO-SHARRI
Do të ekspozohen produktet autoktone nga komuna e Dragashit!
Duke filluar nga qumështi i Sharrit, djathi i Sharrit, qebapë Dragashi, produkte mishi dhe suxhuk të Sharrit, produkte bujqësore, veshje tradicionale, oferta turistike etj.
Mysafirët do t’i argëtojë Shoqëria Kulturore Artistike “BRESANA”, me një program të pasur folklorik
Ftohen të interesuarit për ekspozim që të regjistrohen!
Kjo është lidhja për regjistrim:
Pjesëmarrja do të subvencionohet nga organizatori.
Ftohen të interesuarit që ta vizitojnë panairin e parë të këtij lloji, tek shkolla e re në Mejdanin e Shajnës, më 28 Tetor, duke filluar nga ora 10:00
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.