Shkon në mbi 3600 numri i të vdekurve në Turqi e Siri

Opoja.net Opoja.net Rajoni

Shifra e të vdekurve në Turqi e Siri si pasojë e tërmetit shkatërrues të së hënës, ka arritur në mbi 3600, raporton BBC.

Sipas, Agjencisë Turke të Menaxhimit të Katastrofave, raportohet për 2316 të vdekur në Turqi.

Ndërkohë në Siri, Qeveria ka raportuar për 1293 të vdekur, raporton agjencia AFP.

Në zonat e kontrolluara nga Qeveria e Sirisë raportohet për 593 të vdekur, ndërsa sipas grupit “Helmetet e Bardha” në veriperëndim të Sirisë, që kontrollohet nga rebelët, kanë vdekur së paku 700 persona.

Raportohet për mbi 15 mijë të lënduar.

Një tërmet shkatërrues 7.8 ballë Rihter goditi qytetin turk Gaziantep, që gjendet në afërsi të kufirit me Sirinë në mëngjesin e të hënës. Pasuan edhe disa tërmete tjera, përfshirë edhe një 7.5 ballë Rihter disa orë më vonë.

Shumë ndërtesa janë shembur, ndërsa trupat e kërkim-shpëtimit në dy shtetet janë duke tentuar të nxjerrin njerëzit e ngujuar nën rrënoja.

Shumë shtete kanë dërguar ekipet e tyre të kërkim-shpëtimit për në Turqi, në mesin e tyre edhe Kosova e Shqipëria. Kosova ka dërguar një ekip prej 30 personave, ndërsa Shqipëria prej 53 personave.

Video Player

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-