Shkencëtarët zbulojnë bletën e kaltër më të rrallë në botë

Opoja.net Opoja.net Kuriozitete

Studiuesit kohët e fundit gjetën disa nga bletët e kaltërta pranë Liqenit Uells Ridge në Florida-n Qëndrore, shkruajnë mediet amerikane, transmeton lajmi.net..

Shkencëtarët më parë besuan që bleta është zhdukur sepse bima kryesore nga e cila specia varej për mbijetesë, ashei Calamintha, është rrezikuar në Florida për disa vjet.

Doktor Chase Kimmel, bashkëpunëtor postdoktoral nga Universiteti i Florida-s thotë se ai dhe një ekip studiuesish zbuluan bletët më 9 mars, në kurthet që ata kishin caktuar për të studiuar insektet.

Bleta konsiderohet si “specie me nevojë më të madhe për ruajtje”, nga ekspertët, por teknikisht nuk është renditur si specie e kërcënuar ose e rrezikuar.

Sidoqoftë, aktivistët dhe ekspertët filluan një peticion në vitin 2015 për të përfshirë bletën në listën e specieve të rrezikuara. Bleta nuk u kualifikua të renditet si e rrezikuar, sepse dihet fare pak për këtë specie.

Numrat e publikuar nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë më 2015-ën tregojnë se në të vërtetë ka pasur një rritje të numrit të kolonive të bletëve në vend. /Lajmi.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-