Një këmbësore është shkelur me veturë në Prizren. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19 e 10 minuta, në rrugën “Tirana”, shkruan PrizrenPress.
Sipas Policisë, aksidenti ka ardhur nga pakujdesia e të dyshuarit i cili në kalimin për këmbësor, duke mos i dhënë përparësi viktimës, e godet me veturë.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.