Shkelet me veturë një fëmijë në Buzez të Opojës

Opoja.net Opoja.net Kronika Opoja

Gjatë ditës së djeshme më: 21 tetor 2016, rreth orës 10:00 të mëngjesit, në rrugën kryesore në fshatin Buzez të Opojës, një person derisa drejtonte veturën e tij nga pakujdesia ka goditur një këmbësor fëmijë. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Siç kemi mësuar nga një lexues i Portalit “Opoja.net”, vetura e cila e ka shkaktuar aksident kishte regjistrimin e huaj (nga qyteti Linc i Austrisë), ndërsa fëmija ka qënë nga fshati Bellobrad.

Lexuesi i “Opoja.net-it”, tregon se fëmiju ka pasur lëndime të lehta trupore, ndërkohë në vendin e ngjarjës ka ardhur edhe Policia e Kosovës./Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-