Shitja dhe blerja përmes internetit

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Pyetje:

Esselamu alejkum! A lejohet pranimi i pagesës në xhirollogari nga blerësi, ndërsa pastaj t’i dërgohet produkti me postë?

Përgjigje:

Alejkum selam!

Kjo mënyrë e veprimit nuk është ideale nga pikëpamja e sheriatit, pasi që në shkëmbim të mallrave të caktuara, kushtëzohet pranim-dorëzimi momental i objekteve të shkëmbimit nga të dyja palët. Mirëpo, pasi që kjo është bërë mënyrë e zakonshme e pagesës në shitblerje përmes internetit, ne mendojmë se mund të pranohet, me kushte që të precizohen të gjitha elementet thelbësore dhe cilësitë e objekteve të cilat shkëmbehen, pa pasur qëllim të tradhtisë apo mashtrimit. Sidoqoftë, pasi që kjo mënyrë e të bërit biznes mund të shkaktojë mospajtime dhe mund të bëhet subjekt i manipulimit, do të ishte më mirë të shmanget përdorimit i saj, përveç rasteve të nevojave të domosdoshme.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-