Shitet për 3.4 milionë euro Aston Martin i James Bond

Opoja.net Opoja.net Teknologji

Aston Martin DB5 i përdorur në xhirimet e filmit të fundit të James Bond, “No Time to Die” është shitur në një ankand bamirësie për 3.4 milionë euro.

Aston Martin shiti DB5-në e lartpërmendur në ankandin e Christie’s London “60 Years of James Bond”, i cili mblodhi para për “The Prince’s Trust”, në ndihmë të veteranëve të forcave speciale britanike dhe agjencive të inteligjencës.

Vetura ka rekuizita si targa LED dhe mitralozë në fenerët dhe është një nga 25 artikujt e shitur në ankandin e Christie’s, i cili mblodhi gjithsej tetë milionë euro për 45 nevoja të ndryshme të mërkurën.

Ora “Omega Seamaster” e veshur nga aktori i Bond, Daniel Craig në “No Time to Die” u shit për 250 mijë euro.

Ndër të tjera, një fustan i veshur nga Ana De Armas shkoi për 40 mijë euro dhe maska kineze dhe xhaketa dimërore e Remi Malek shkuan për 112 mijë euro. /Telegrafi/

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-