Me rastin e 26-vjetorit të Masakrës së Reçakut, nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të Shtimes, Qemajl Aliu, janë organizuar aktivitetet përkujtimore “Ditët e Reçakut”.
Nesër në nivel vendit në ora e parë mësimore, i kushtohet Masakrës së Reçakut, ndërsa në orën 8 e 30 nisin homazhet në Kompleksin Memorial, si dhe në varrezat e dëshmorëve të Shtimes.
Krerët e shtetit homazhe do të bëjnë në orën 10:00, kurse në 11:00 do të mbahet Akademia përkujtimore. Në orët e pasdites do të ketë aktivitet tjera për të kujtuar Masakrën e Reçakut.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.