Bresanë, 25 gusht 2018 – Sot në një organizim madhështor është mbajtur Akika e organizuar nga vëllezërit Hasani (Hevziu dhe Argjendi) nga Bresanë për lindjën e fëmijeve të tyre.
Në terminologjinë gjuhësore, Akika do të thotë presësh diçka, ndërsa në terminologjinë islame Akika do të thotë therja e një kurbani në shenjë falënderimi për Allahun e Lartësuar, që i dhuroi dikujt një fëmijë, qoftë mashkull apo femër. Ndryshe Akika quhet edhe Tetimeh (plotësuese), sepse ajo plotëson edukatën e të porsalindurit.
Të ftuar special në këtë Akikë kanë qënë hoxha Fatmir Latifi nga Mitrovica, Nail Sinani, Miran Kasami duke ju bashkangjitur edhe hoxha nga fshati Buzez.
Hoxhallarët e këtij organizimi kanë lexuar Kuran dhe kanë mbajtur ligjërata të ndryshme për rëndesinë e edukimit të fëmijeve.
Ky llojë organizimi është një shëmbull që duhet ndjekur edhe të tjerët, /Opoja.net/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.