Shefat e BE-së kërkojnë de-eskalim në veri sipas tri pikave të Borellit: Nëse dështohet do të ketë pasoja

Opoja.net Opoja.net Kosova

Në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian, sot në Bruksel janë miratuar edhe konkluzionet lidhur me Ballkanin Perëndimor, saktësisht, për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Sinjali.

Këshilli i BE-së dënon incidentet e dhunshme në komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, teksa ka bërë thirrje që situata të de-eskalohet menjëherë, bazuar në elementet kyçe që janë përcaktuar nga Bashkimi Evropian më 3 qershor 2023.

Po ashtu, kërkohet që palët të krijojnë kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme në veri.

Shtetet anëtare të BE-së kanë paralajmëruar se dështimi për të de-eskaluar tensionet do të ketë pasoja negative.

Gjithashtu thonë se është esenciale që të vazhdojnë dialogu i drejtuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, dhe implementimi i shpejtë i marrëveshjes për normalizim dhe Aneksi i Implementimit, këtu përfshihet edhe kërkesa e tyre për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-