Shala, për të tretën herë më radhë Pehlivani më i dalluar në garën e Dragashit

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Në Dragash është mbajtur gara tradicionale e pehlivanëve e cila është organizuar nga Kuvendi Komunal i Dragashit në bashkëpunim me Federatën e Mundjes të Kosovës.

Para qindra shikuesve, për të tretën herë më radhë mundësi nga Suhareka, Egzon Shala, ka fituar vendin e parë në një garë tejet të fortë me garues nga Bullgaria, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova. Ai me plotë meritë ka mposhtur dy kundërshtar të fortë nga Bullgaria në duele që zgjuan kërshërinë e të pranishmëve në stadiumin e KF “ Opoja”. Egzoni thotë se ndjehet shumë i gëzuar për suksesin e arritur në këtë garë tradicionale, ka bërë të ditur Tv Prizreni.

Ndërkaq, kryetari i Dragashit, Salim Jonuzi, tha se ky aktivitet tradicional është dashur të mbahet në kuadër të ditës së çlirimit të kësaj komune me datën 15 qershor, mirëpo një gjë e tillë është shtyrë këtë vit, për shkak të pjesëmarrjes së mundësve dhe disa zyrtarëve të Federatës në Lojërat e para Evropiane që u mbajtën në Baku të Azerbajxhanit.

Në kategorinë e dytë, Edon Shala , nga Prizreni është shpallur më i miri , ndërsa në kategoritë më të reja të padiskutueshëm kanë qenë vëllezërit, Elvis, Veli e Vullnet Susuri, nga Prizreni. (Opoja.net)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-