Selim Kryeziu ‘zbardh’ votën e deputetit nga Gora për Demarkacionin

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Kryetari i LDK-së në Dragash, Selim Kryeziu, ka hedhur dritë mbi votën e mundshme të deputetit nga Gora, Adem Hoxha, ditën e nesërme  kur Demarkacioni pritet të shkojë në Kuvend.

Ai ka thënë se të gjitha paralajmërimet për një votë të mundshme pro demarkacionit nga kreu i JGP po dalin të jenë spekulime.

Kryeziu citon një deklaratë të Hoxhës dhënë një portali nga “Kosmeti” ku ky i fundit mohon kategorikisht votën pro demarkacionit.  /OpojaSot.com/Opoja.net

Postimi i Kryeziut në Facebook

Spekulimet se Adem Hoxha, anëtar i SNS-së së Vuçiqit, kryetar i partisë JGP-së, kryetar i komunës parale Gora, deputet i parlamentit të Kosovës, anëtar i grupit parlamentar Serpska lista, do ta votojë demarkacionin, del se nuk është gjë tjetër, por thjesht një thashetheme.
“Nuk jap asnjë milimetër tokë të Kosovës, për të gjitha parat e botës”! ?
Kështu i ka thënë Lartëmadhnia sot një portali nga Kosmeti! ?

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-