Selim Kryeziu me postim prekës pas pensionimit të dy profesorëve: Në foton e dytë mungon Ruzhdi Berisha

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Opoja

Kryetari i LDK-së në Dragash, Selim Kryeziu, ka shkruar edhe një herë në Facebook për pensionimin e kolegëve të tij mësimdhënës në Shkollën e Mesme të Lartë ‘Ruzhdi Berisha’. Në postimin e tij, Kryeziu është shprehur i pikëlluar për mungesën e Ruzhdi Berishës.

Pas shumë vitesh punë në gjimnazin e Dragashit, kohëve të fundit janë pensionuar disa nga mësimdhënësit e këtij gjimnazi, duke lënë pas vetes shumë gjenerata. Dy nga këta mësimdhënës të pensionuar së fundmi janë edhe Xhevdet Ibrahimi, mësimdhënës i lëndës së matematikës, dhe Hashim Jakupi, mësimdhënës i lëndës së Kimisë. Këtyre të fundit ua ka kushtuar edhe një postim në Facebook Selim Kryeziu, duke theksuar edhe një detaj tjetër pikëllues: në kohën e pensionimit të tyre mungon Ruzhdi Berisha, njëri nga bashkëudhtarët e tyre në rrugën për edukimin dhe arsimimin e brezave.

“Solmnisht sot përcollem profesor Hashim Jakupin në pension. Profesor Xhevdet Ibrahimi, i pensionuar para pak muajsh, erdhi edhe ai ta përcjell, apo më mirë thënë, erdhi ta merr me vete. Nga kjo gjenerat shumë e nderuar, njëri mungon. Duket në foton e parë, por jo edhe në të dytën. Qofshi të respektuar gjithmonë: Ruzhdi Berisha, Xhevdet Ibrahimi e Hashim Jakupi”, ka shkruar Selim Kryeziu./Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-