Prizren- Policia e Kosovës (PK) njofton se është ndaluar një person në Dragash dhe të njëjtit i janë sekuestruar dy pushkë ajrore.
Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga policia, ku thuhet se i njëjti dyshohet për armëmbajtje pa leje, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Me datën 12.11.2022, rreth orës 16:15, nga roja i parkut nacional, policia ka marr informatën se mbi fshatin Krushevë , KK Dragashë kishte gjuajtje me armë zjarri. Njësitet policore të Stacionit Policor Dragash kanë shkuar deri ne këtë fshat dhe kanë has një të dyshuar me dy armë zjarri-pushkë ajrore”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, i dyshuari është ndaluar, nga ai janë sekuestruar dy armë-pushkë ajrore të tipit Zavodi Crvena Zastava Kragujevac, Yugoslavia të calibrit 4.5 mm.
“Ne lidhje me rastin eshte kontaktuar prokurori kujdestar për krime të renda i cili urdheron që armët të sekuestrohen dhe i dyshuari dhe dëshimtarët pas intervistimit të lirohet në procedur të rregullt”, thuhet tutje.
Bëhet e ditur se kundër të dyshuarit është hapur rast për veprën penale dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës”. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.