Google lansoi Android 13 me 15 gusht dhe përditësimi i parë One UI 5 i Samsung i bazuar në Android 13 tek seria Galaxy S22 erdhi me 24 tetor, pra dy muaj më vonë. Dhe që nga ai moment, kompania koreane ka përditësuar një mori pajisjesh deri më sot.
Shpërndarja e One UI 5 ka qenë kështu më i shpejti ndonjëherë për Samsung, dhe kompania koreane ka qenë mjaft mbresëlënëse në mënyrën se si u përpoq të mbulonte sa më shumë pajisje të ishte e mundur dhe jo vetëm të rrinte me disa pajisje kryesore këtë vit dhe që telefonat e klasës mesatare t’i lërë për vitin 2023. E megjithatë, vitin e ardhshëm ajo dëshiron që të ketë performancë edhe më mirë.
Samsung publikoi një postim në Kore sot duke u mburrur se sa e shpejtë është trefuar për të sjellë One UI 5 në Kore në sa më shumë pajisje të jetë e mundur dhe për të na siguruar se po synon të sjellë versionet e ardhshme të One UI edhe më shpejt dhe në më shumë pajisje në të njëjtën kohë, raporton GSM Arena, përcjell Telegrafi.
Ndonëse ky nuk është një premtim aktual dhe konkret, GSM Arena shkruan se ata nuk kanë dyshim se kompania do të thotë atë që thotë, nga ajo që kemi parë këtë vit përditësimet e softuerit janë më në fund prioriteti kryesor për Samsung, siç duhet të jenë.
Samsung kaloi nga një prej OEM-ve më të këqij të Android kur bëhet fjalë për përditësimet në një nga, nëse jo më të mirën, në vetëm pak vite, dhe duket sikur dëshiron t’i përmirësojë gjërat më tej, gjë që mund të jetë vetëm një lajm i mirë për klientët e saj.
Në anën tjetër Samsung gjithashtu zbuloi se Galaxy A52s 5G dhe Galaxy A32 janë në radhë për të marrë përditësimin One UI 5 me Android 13 deri në fund të vitit, së bashku me Galaxy Z Fold2.
Një lansim më i gjerë i softuerit të ri për seritë Galaxy S20 dhe Note20 anembanë globit do të ndodhë deri në fund të këtij muaji.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.