Sa ndikon moti i ftohtë në transmetimin e COVID-19 ?!

Opoja.net Opoja.net Shëndeti

Përderisa çdo ditë e më shumë po afrohemi drejt stinës së dimrit ku temperaturat bien nën zero gradë celsius dhe në anën tjetër po përballemi me pandeminë COVID-19, lind pyetja nëse moti i ftohtë mund të ketë ndikim në përhapjen e virusit korona.

Për këtë OBSH(Organizata Botërore e Shëndetësisë) thotë se COVID-19 mund të transmetohet në të gjitha kushtet e motit dhe se nuk ka asnjë arsye për të besuar se moti i ftohtë është vdekjeprurës për virusin.

Megjithatë sipas tyre bora dhe shiu mund ta bëjnë të vështirë transmetimin e virusit nga sipërfaqet e ndotura, por ai transmetohet kryesisht nga personi në person.

Shkencëtarët kanë frikë nga moti i ftohtë kryesisht pasi njerëzit do të kalojnë më shumë kohë në hapësira të mbyllura të përbashkëta ku lehtësohet përhapja e virusit.

Transmetimi i infeksionit është i vështirë në hapësirën e hapur, por ekspertët paralajmërojnë se pa një maskë mbrojtëse, virusi mund të transmetohet lehtësisht në këto hapësira.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-