Sa është i gjatë, sa peshon, kush e dizajnoi dhe gjithçka tjetër rreth trofeut të Ligës së Kampionëve

“Mund të mos jetë një kryevepër artistike, por të gjithë në futboll duan t’i vënë duart në të”.

“Mund të mos jetë një kryevepër artistike, por të gjithë në futboll duan t’i vënë duart në të”.

Opoja.net Opoja.net Sport

Trofeu aktual i Ligës së Kampionëve është 73.5 centimetra i gjatë dhe peshon 7.5 kilogramë.

Një rregull i futur në sezonin 1968/69 përcakton që kupa bëhet pronë e çdo klubi që fiton kompeticionin pesë herë ose tre vjet radhazi.

Klubi pastaj fillon një cikël të ri nga zero. Real Madrid, Ajax, Bayern Munchen, Milan dhe Liverpool të gjithë kanë një version origjinal në muzeun e tyre të trofeve. Rregulli u ndryshua përpara edicionit 2008/09, me trofeun origjinal të mbetur në UEFA dhe klubet iu dhanë një kopje.

Trofeu aktual është versioni i pestë i dizajnit aktual. Ai u porosit nga Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Hans Bangerter pasi Real Madridit iu lejua të mbante origjinalin në vitin 1967.

Është projektuar dhe prodhuar në Bernë (pranë selisë së atëhershme të UEFA-s) nga Jurg Stadelmann.

Jurg Stadelmann kujton anti moment me krenari: “Babai im Hans dhe unë shkuam në zyrën e zotit Bangerter dhe e mbuluam të gjithë dyshemenë me vizatime. Ai bëri komente si: ‘Bullgarëve do t’u pëlqente fundi i kësaj. Spanjollët do ta donin këtë, por italianët do ta preferonin atë dhe gjermanët do të shkonin për këtë. Ne e bashkuam dizajnin si një enigmë”.

Trofeut iu deshën 340 orë për t’u bërë, me Stadelmann duke përmbushur një afat të rreptë.

“Duhej të përfundonte para 28 marsit”, shtoi Stadelmann. “Po martohesha dhe po çoja gruan time në një udhëtim dhjetëditor me varkë në Los Anxhelos. Bëra punën më të mirë, pastaj u përfundua nga gdhendësi Fred Banninger”. /Telegrafi/OPOJAnet/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-