Bresanë, 23 gusht 2016 – Fshati më i madhë i trevës së Opojës, Bresana, ka qënë ndër fshatat e parë të kësaj treve me rrugë të kubëzuara. Mirpo si janë këto rrugë të kubëzuara kur ka rreshje të shiut mund të shikoni në fotografit më posht, shkruan Opoja.net.
Bresana shtrihet në veri-lindje të Komunës së Dragashit, në pjesën lindore të rajonit të Opojës. Ajo shtrihet në lartësi mbidetare 1110-1200 m. Në këtë lartësi mbidetare ka reshje të shpeshta të shiut, e në shumë raste edhe reshje të shiut duke shkaktuar dëme e duke dëmtuar rrugë.
Edhe pse rruga me kubëza është realizuar vite me parë, banorët janë të shqetësuar se kompania e cila ka kryer kubëzimin vite me parë nuk e ka kryër punën si duhet, duke mos e llogaritur se ka reshje të shumta nëpër këto rrugë.
“Rruga me kubëza është bërë ndër të parat në Opojë, mirpo nuk e dimë nese kompania e ka kryer punët si duhet, nuk e dimë nese kompania e ka llogaritur që nëpër këto rrugë ka reshje të shpeshta shiu, rruga nuk i ka ansorët që duhet ti këtë për reshjet e shiut dhe kështu për të mos i dëmtuar rrugët” shprehen banorët për Opoja.net.
Vite më parë një reshje e madhe e shiut, shkaktoi shumë dëme nëpër rrugë dhe shtëpit afër rrugës në këtë fshatë, ku humbi jetën edhe një banorë i fshatit Bresanë, prandaj banorët duhet ti sigurojnë këto rrugë për mos të ardhur deri tek fatkeqësia.
© Opoja.net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.