Fshati Pllajnik gjendet në skajin më të lartë të trevës së Opojës. Fshatrat malore çdo herë përballen me vështirësi më të mëdha në stinën e dimrit. Vështirësitë në komunikacion, për shkak të rrugëve me ngrica, janë problemet kryesore me të cilat ballafaqohen banorët e këtyre fshtrave.
Mëngjesin e sotëm, një automjet ka rrëshqitur skaj rrugës, pikërisht për shkak të ngricave të mëdha në rrugë. Lajmin e ka bërë të ditur Opoja.net, duke u bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe që organet komunale të dalin e të interesohen për gjendjen në terren.
Më poshtë e keni fotografinë e automjetit i cili ka dalë nga rruga, derisa po dërgonte nxënësit në shkollë:
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.